“30 vitet e eksodit të madh”, një ekspozitë për marsin e 1991

,

Në përvjetorin e 30-të të Eksodit të Madh, shoqata “Integra Onlus”  po përgatitet për risjelljen e ekspozitës “IntegrImi”, (çelur fillimisht në mars 2011 pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë, nën patronazhin e partnerëve të shumtë institucionalë italianë e shqiptarë). Ekspozita, e parë rishtazi dhe e shtuar me vepra artistike, do të shoqërohet prej një katalogu dokumental nxjerrë në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese shqiptare “Dritëro”.

Mbi të gjitha, projekti i ri synon të rinovojë kujtesën, duke i paraqitur dëshmi popullit shqiptar dhe dhënë homazhin e merituar solidaritetit epik të popullsisë puljeze duke u bazuar tek një ndodhi historike e paprecedentë: zbarkimi i anijes “Vlora” dhe i të gjitha zbarkimeve të mëpasshme ndodhur në brigjet puljeze.

Ekspozita-dokumentar “IntegrIm”, realizuar në 2011 me fotografitë shkëlqyeshmërisht ekspresive bardhezi të fotoreporterit Vittorio Arcieri, u inaugurua pranë Ambasadës shqiptare në Romë në 12 mars 2011 dhe në të njëjtin muaj, me rastin e Asamblesë së parë të përgjithshme të Integra Onlus, u paraqit edhe në Leçe (pranë Manastirit të Motrave Benedektinë San Giovanni Evangelista), për të vazhduar më pas udhëtimin në gjithë Italinë, nga Salento deri në Torino e Celle Ligure, duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme kombëtare si Panairi i Lindjes në Bari dhe EuroPA në Romë, pranë shumë universitetesh e qytetesh të ndryshme italiane dhe në bashkëpunim me bashkësitë shqiptare të pranishme, duke i bërë kornizë konferencave të shumta e prestigjioze mbi temën e integrimit.

Ekspozita gëzoi patronazhe të shumta: atë të UNAR (Zyra Kombëtare italiane Kundër Diskriminimeve Raciale) pranë Këshillit të Ministrave Italian, Ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë shqiptare të Kulturës, institucionit Roma Kryeqytet, universiteteve të Salentos e Barit.

Me rastin e 30 vjetorit të atij eksodi historik, qëllimi i ekspozitës është të rinovojë e pasurojë ekspozitën e mëparshme, duke u mbështetur në bashkëpunimin e fotoreporterit Vittorio Arcieri dhe realizuar një ekspozitë-dokumentar të re në të cilën të ofrohet përsëri një hapësirë kushtuar kujtesës së gjallë përmes doku-katalogut si instrument reflektimi.

Ky është një rast për të ringjallur debatin se çfarë domethënieje kanë pasur këto 30 vjet për dy popujt dhe sesi politikat migratore e shpirti i mikpritjes kanë evoluar, edhe në dritën e ndryshimeve të fundit të Dekreteve mbi Sigurinë, ndryshime që rindezin debatin mbi rëndësinë e të qenit një vend mikpritës. Kush ishin shqiptarët para 30 vjetësh? Kush janë sot? Si kanë ndryshuar italianët ndërkohë? Dy popujt çfarë i kanë dhuruar reciprokisht njëri-tjetrit në këto vite, duke rrëzuar çdo barrierë (edhe gjeografike) dhe mundësuar që Adriatiku t’i bashkonte? Janë këto pyetjet mbi të cila Projekti i ri do të donte të nxiste një reflektim.

Fonte:  Diaspora Shqiptare