Durrsakja Klodiana Çuka, një personalitet i jetës publike italiane

Klodiana Çuka lindi në Durrës në 13 prill 1972. Ajo arriti në Itali në vitin 1992 dhe më 24 prill 2009, pas 17 vjetësh fitoi nënshtetësinë italiane. E diplomuar për gjuhë dhe letërsi të Huaj (rusisht dhe shqip) dhe ndërmjetëse gjuhësore kulturore, e specializuar për strukturat e burgjeve, në OJQ-në CIES – Centro Informazione Educazione allo Sviluppo – Qendra e informacionit për zhvillimin e arsimit – në Romë. Në vitin 2006 mori me maksimumin e votave doktoratën në studime ndërkombëtare për gjuhësinë dhe filologjinë shqiptare në universitetin e Kalabrisë. Anëtare e AISSE-së – Associazione Italiana Studi Sud Est Europeo – Shoqata Italiane e Studimeve të Evropës Juglindore. Që në momentin e parë të mbërritjes në Itali, Klodiana Cuka shpenzon veten për ata që, ashtu si ajo, janë larguar nga vendi i tyre dhe janë përballur me shumë vështirësi, me jetë në një tokë ndryshe nga e tyre. Që nga viti 1998 ka dhënë italisht për nxënës emigrantë në shkollat e Salento-s në Poxhardo (Poggiardo). Në vitin 2001 ajo ishte vullnetare në sportelin e imigracionit “Lecce Accoglie” të bashkisë së Leçes. Në 2003 themeloi “Integra Onlus”, shoqatë jofitimprurëse, ku u bë presidente. “Integra” i bën emigracionin, integrimin dhe politikat sociale mision të jetës. Synimi i shoqatës është përmirësimi i jetës së emigrantëve të pranishëm në territorin italian dhe arritja e integrimit real midis popujve. “Integra” bashkëpunon vazhdimisht me UNAR-in (Zyra italiane kundër dallimit racor), INMP-në (Istituto Nazionale per la promozione della salute delle popolazioni – Instituti kombëtar për promovimin e shëndetit të popullsisë) dhe AICCRE-në (Associazione Italiana per il Consiglio dei Comuni e delle Regioni d’Europa – Shoqata italiane e këshillit të bashkive dhe rajoneve të Evropës), organizata me të cilat gjithashtu ka nënshkruar një protokoll mirëkuptimi për politikat e migracionit. “Integra” synon të organizojë dhe të kryejë veprimtari trajnuese të llojeve të ndryshme që finalizojnë arritjen e integrimit midis të gjitha kulturave të pranishme në zonën e Salentos, si dhe promovimin e mbrojtjes së të drejtave civile.

Në tetor 2010 Klodiana Cuka ishte ndër themeluesit e lëvizjes kombëtare “Qytetarët e Rinj” (Movimento Nazionale Nuovi Cittadini), e lindur për t’u marrë me rëndësinë sociale të personit, si qenie njerëzore në kuptimin e saj më të gjerë, dhe u themelua për të zgjuar ndërgjegjen e përgjumur të opinionit publik për këto çështje, dhe ajo zgjidhet presidente. Bëhet dëshmitare për dokumentarin “Mediterraneo” të Mauricio Paniçi-t (Maurizio Panici) ku janë mbledhur dëshmi të mikpritjes dhe integrimit për RaiCinema në Salento. Që nga viti 2011 është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Drejtorisë Kombëtare të AICCRE-së – Shoqata italiane e këshillave të bashkive dhe rajoneve të Evropës./Th.M/

 

Traduzione

 

Klodiana Çuka, albanese, di Durazzo, una personalità della vita pubblica italiana

Klodiana Çuka è nata a Durazzo il 13 aprile 1972. È arrivata in Italia nel 1992 e il 24 aprile 2009, dopo 17 anni, ha ottenuto la cittadinanza italiana.

Laureata in lingue e letterature straniere (russo e albanese) e mediatore linguistico culturale, specializzata in strutture carcerarie, presso la ONG CIES – Centro Informazione Educazione allo Sviluppo – a Roma.

Nel 2006 ha conseguito con il massimo dei voti il dottorato in studi internazionali di linguistica e filologia albanese presso l’Università della Calabria. Membro dell’AISSE – Associazione Italiana Studi Sud Est Europeo -Dal primo momento dell’arrivo in Italia, Klodiana Cuka si dedica a coloro che, come lei, hanno lasciato il loro paese e affrontato molte difficoltà, vivendo in una terra diversa dalla loro. Dal 1998 insegna italiano agli studenti immigrati nelle scuole salentine di Poggiardo.

Nel 2001 si è offerta volontaria presso Sportello di Assistenza e Informazione per Immigrati “Lecce Accoglie”.Nel 2003 ha fondato “Integra Onlus”, un’associazione senza scopo di lucro, dove è diventato presidente. “Integra” ha fatto dell’immigrazione, l’integrazione e le politiche sociali, la sua missione di vita.

Lo scopo dell’associazione è migliorare la vita degli emigranti presenti sul territorio italiano e raggiungere una reale integrazione tra i popoli. “Integra” collabora costantemente con UNAR (Ufficio italiano contro la discriminazione razziale), INMP (Istituto nazionale per la promozione della salute e della popolazione ) e AICCRE (Associazione italiana del Consiglio dei Comuni e delle Regioni d’Europa), un’organizzazione con la quale ha anche firmato un protocollo d’intesa sulle politiche migratorie.

“Integra” ha lo scopo di organizzare e condurre attività di formazione di vario genere finalizzate al raggiungimento dell’integrazione tra tutte le culture presenti nell’area salentina, nonché alla promozione della tutela dei diritti civili.

Nell’ottobre 2010 Klodiana Cuka è stata una delle fondatrici del movimento nazionale “Giovani cittadini” (Movimento Nazionale Nuovi Cittadini), nato per affrontare l’importanza sociale della persona, come essere umano nel suo senso più ampio, ed è stata fondata per risvegliare la coscienza dormiente dell’opinione pubblica su questi temi, ed è stata eletta presidente.

Diventa Testimone per il documentario “Mediterraneo” di Mauricio Panici in cui sono state raccolte prove di ospitalità e integrazione per RaiCinema nel Salento. Dal 2011 è membro del Consiglio Nazionale e della Direzione Nazionale AICCRE – Associazione Italiana dei Consigli dei Comuni e delle Regioni d’Europa.

Fonti:

Leave your comment