Braktiset në Otranto “Katër i Radës” 16 vjet pas tragjedisë

KATER I RADES

“Braktiset në Otranto “Katër i Radës”, thotë shqiptarja  Klodiana Çuka, kryetare e shoqatës “Integra Onlus”, e cila që një vit më parë bëri të pamundurën që relikti të shpëtohej e të ngrihej monument në Otranto.

Ky monument aktualisht  dergjet i braktisur në një gjendje të mjerueshme. Këtë e dëshmojnë fotot e shkrepura këto ditë nga Klodiana Çuka.  Sot kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet nga tragjedia e Të premtes së Shenjtë, kur me fundosjen e “Katër i Radës” për shkak të përplasjes në det të hapur nga korveta Sibilla e Marinës ushtarake italiane, në fund të detit përfunduan edhe 108 burra, gra e fëmijë.

Çuka thotë se “autoritetet duket se kanë harruar gjithçka. Asnjë veprimtari nuk është bërë në kujtim të viktimave. Monumenti sot e kësaj dite është i rrethuar nga hekurat, pa një pllakat ku t’u shpjegohet kalimtarëve çfarë përfaqëson, edhe pse prej një viti ajo është kthyer në një vepër arti monumentale, e bërë nga artisti grek Varotsos.

 

Fonte: shqiptarja.com