Klodiana Cuka, integrimi qe lind nga dialogu

klodiana cuka

Historia e Klodiana Cuka, presidente e Shoqates integruese dhe kandidate per zgjedhje zonale ne Puglia, e lindur dhe banuese ne Shqoperi deri ne moshen 20 vjecare, por shtetase italiane qe prej 2009-s, permbyll nje itinerar semantik te ingrimit me vlere unike. Per vlere kuptohet ajo qe eshte absolute, jo e negociueshme, jo relative, jo kontigjent per kohen, kulturen, kushtet e cfaredo natyre. Tani, nje integrim me vlere eshte per t’u kuptuar si ekuilibri mes kontributit te popullit mikprites dhe atij te “te huajve”.

Ingerimi eshte dicka ndryshe nga asimilimi, qe ne fakt eshte anulim i pasurise se pergjithshme individuale ne favor te asorbimit ekskluziv te kultures mikpritese. Referimi tek termi “integrim”, nder te tjera, te kujton ne menyre thelbesore ate te “identitetit”. Identiteti eshte ajo nevoje e pavaruar qe njeriu ka per te marre vesh se kush eshte dhe cfare eshte. Nevoje psikologjike eshte njera, konjuktive eshte tjetra. Njohja e vetes realizohet nga takimi i atyre pjeseve te vetvetes, qe G.H. Mead i quante “une” dhe “mua”. “Une” perfaqeson koshiencen spontane, ndersa “mua” ben pjese te Unit qe eshte formezuar nga shoqeria.

Pervoja e Cukes simbolizon formacionin e nje identiteti personal, i integruar me se miri ne shoqerine mikpritese. Cuka e fillon aventuren e saj italiane ne 1992, duke u nisur fale nje kontrate bashkepunimi ne Lece, per t’u diplomuar me pas me maksimumin e votave dhe per te marre nje doktorature. Puna e saj e vazhdueshme perkrah minorancave etnike, pervoja direkte si emigrante ne nje nivel shoqeror ndryshe nga ai i prejardhjes, i bashkuar me mbeshtetjen e saj shkencore te bazuar ne pervoja te panumerta, tituj dhe bashkepunime, i lejuan te jete e perfshire direkt ne perpunimin e propozimit te ligjit mbi ndermjetesimin kulturor, qe u prezantua ne Itali ne shkurt 2009.

Cdo qenie njerezore ka tendence te permiresohet, duke hyre ne mardhenie me te tjeret. Sot, ai “tjetri” qendron ne ndryshimin kulturor: breza te ri emigrantesh qe Gjon Pali II i cilesonte migrues. Termi emigrues bazohet te problemet e “shpellarit” qe duhet te pritet nga dikush me nivel tjeter kulturor. Ndersa migrues eshte ai qe spostohet edhe ne distance te aferta, me nevojen e detyrueshme dhe legjitime qe te integrohet ne kulturen e popullates pritese.

Vecantia e Klodiana Cukas eshte ne dimensionin e saj si “njeri i dialogut”. Nga greqishtja ‘dia’ (dy) ‘logos’  (fjale, mendim, arsyetim, teori, ze, argument); domethene, dialog do te thote te konfrontohesh per te arritur ne njohjen e vertet te tjetrit. Normalisht ka nje fare ndrojtje per ate qe eshte e panjohur, por njohja lejon te pasurohesh dhe piqesh si njeri. Ja atehere qe nevoja natyrore e pasurimit te brendshem con ne deshiren per njohje. Megjithate per te njohur eshte e nevojshme te degjosh dhe dialogosh. Pastaj, personi human nuk eshte nje ishull, por eshte kushtetutshmerisht shoqeror dhe nuk mund te jetoje si duhet, nese nuk eshte ne marredhenie me persona te tjere. Keshtu si rrjedhoje mund te jesh plotesisht vetvetja, vetem ne takimin me tjetrin, ndryshe nga ti.

Nje personalitet i vertet qe te mos jete izoluese, por ploresusese, sic pohon S. Settis, duhet te synoje ne shkembimin mes kulturave. E kuptuar ne kete menyre, identiteti perforcohet dhe konsolidohet duke u perqendruar ne principin reciprok perfshirje dhe jo perjashtim. Ja atehere qe Klodiana si person behet emblema e nje integrimi me vlere, shembull i nje vajze te re te emigruar, me personalitet te forte, kulture, impenjim e vendosmeri. Duke shfaqur kuraje e vullnet ne kalimin e veshtiresive e pengesave, per te arritur objektiva ambicioze per veten dhe te tjera. Cuka duket se misheron sot ne Itali endrren e te gjithe emigranteve.

 

Fonte: ikubmagazine.com