Shqiptarët kanë filluar të adoptojnë qentë dhe macet

Shpesh herë kemi vënë re rrugëve të Tiranës shumë qen të braktisur, dhe fillimisht na ka ardhur keq për ta. Por vetëm kaq. Asnjë nuk ka marrë mundimin që të bëjë diçka për këto kafshë. Por është një vajzë, që jo vetëm kujdeset për kafshët, por edhe ka ngritur një organizatë për ti mbrojtur ato. E kemi fjalën për Ena Bulkun, e cila në një intervistë për “Tirana Observer” rrëfen vështirësitë e saj në krye të organizatës. Vajza që është e dashuruar me kafshët na tregon për pasionin që ka për organizatën ku angazhohet dhe na tregon idetë që ka në të ardhmen, si një nga themelueset e organizatës “Ara”. Tregon vështirësitë dhe kënaqësinë që ka kur merret me evente si dhe kur i adopton kafshët.

Nga lindi idea për organizatën?
Idea e organizatës na lindi sepse shikonim kafshë të ndryshëm që vuanin, dhe për mua ishte një tmerr i vërtetë kur të shikonin me ata sytë. Unë që e vogël kisha këtë idenë që të kisha një vend të madh ku ti fusja të gjitha kafshët dhe të kujdesesha për ta. “Jam një nga themelueset e organizatës “Ara” si dhe koordinatore e adoptimeve. Kam vënë vetë firmën kur është hapur organizata, jemi pesë themelues të kësaj organizate. Edhe pse jam koordinatore adoptimesh që futem tek ekzekutimi unë jam dhe vullnetare. Kam mbajtur në shtëpi shumë kafshë deri në momentin kur janë adoptuar dhe pse vetë kam një mace dhe një qen në shtëpi.”
Pse nuk ka ende një ligj për mbrojtjen e kafshëve? A keni menduar të bëni protesta?
Është e vërtet që nuk ka një ligj për mbrojtjen e kafshëve po ne kemi realizuar disa evente, ku një është bërë tek liqeni dhe na rezultoi shumë mirë ku arritëm më shumë se 200 firma. Dhe mimimalisht ne na duhet dhjetë mijë firma dhe nuk kemi akoma kaq shumë por kemi rreth diku tek katërqind mijë firma. Organizimet që ne na mbajnë janë organizimet që bëjmë në ambjente të hapura, tek liqeni dhe Taivani por tani e kemi shumë të vështirë tani se ftohet koha dhe ka më pak lëvizje. Por nuk kemi ndërmend të bëjmë një protestë, nuk mendoj se mund të ndikojë pozitivisht për ne. Kemi patur dhe problem nga njerëz te ndryshëm, por tani i kemi marr parasysh të gjitha pasojat. Nuk do tërhiqemi sepse për ne pikësynimi është vetëm të mbrojmë kafshët sepse dhe ata janë qenie e pafajshme.
Sa të ndjeshëm janë njerëzit për kafshët?
Shumë njerëz i duan kafshët dhe kujdesen shumë për to si dhe adoptojnë shumë, por ka dhe nga ata që sillen shumë çuditshëm me ne. Rasti i fundit ishte me një familje ku adoptuan një qen dhe na e kthyen sërish për arsye se ato thonin që është shumë i dashur, si dhe nuk leh asnjëherë! Nuk e di por me duk si një nga rastet më të çuditshme sepse shume njerëz kafshët i duan të jenë sa më të dashur. Kemi patur dhe mbështetje të madhe nga VIP-at, të cilët tashmë janë ambasadorët e “Arës”. Të cilët janë Adrian Gaxha, Olta Ahmetaj, Fabian Basha, Bledi Strakosha dhe Mariana Kondi deri tani. Na kanë thënë që do jenë dhe të tjerë.
Si të lindi idea e adoptimeve, cila moshë ka më shumë pasion për të mbajtur mbajtur një kafshë në shtëpi? Sa sukses kanë patur?
Adoptimet kanë qenë dhe para se ne të bënim organizatën, ishin thjesht një grup njerëzish që bënin pak gjëra. Praktikisht të njëjtat gjëra që bëjmë dhe ne, vetëm se organizata tani është e ligjshme dhe paguan taksa në shtet. Adoptimet mendoj se kanë qenë gjithmonë. Një nga sukseset e shoqatës ka qenë adoptimet një nga gjërat që kanë ecur më shumë. Grupmoshat që adoptojnë janë të ndryshme. Më të interesuar duken të rinjtë, por nuk mungojnë edhe mosha më të mëdha të cilët i duan kafshët dhe duan t’i shpëtojnë ato, pasi këtu qëndron dhe qëllimi i kësaj iniciative. Por është e pashmangshme që dhe pretendentët për të qenë adoptues të shfaqin kërkesat e tyre. Kafshët tani përqendrohen tek Ana Maria është një zonjë zviceriane ku në shtëpinë e saj mban 60 qen dhe 20 mace tek shtëpia ku jeton.
Çfarë idesh të tjera mund të sjell në të ardhmen organizata “Ara”
Ne kemi shumë ide dhe një ndër më të mirat që kemi tani në mëndje është se duam të kemi një gazetë tonën, ku mendojmë se shumë shpejt kjo mund të realizohen. Na duhen fonde nga klinikat veterinare ku ne ti reklamojmë dyqanin e tyre. Gjithë këto ditë me këtë po merremi, disa thonë jo, disa mendojnë se nuk mund të jetë me interes. Duhet të presim pak por e mira të mirës ishte që të hapej gazeta se artikujt janë gati dhe praktikisht si kryedaktore unë jam marrë me artikujt. Artikujt do të jenë shqip dhe anglisht sepse gazeta do të shpërndahet dhe nëpër ambasada. Shpërndarjen do ta jemi në Tiranë dhe në Durrës dhe gazeta do të shpërndahet falas, mendojmë se shpërndarja të bëhet vetëm një herë në muaj, mendoj se është e mjaftueshme. Kjo është idea…
Po adoptime ka patur jashtë rrethit të Tiranës?
Ka shumë njerëz që na pyesin që a mund të ketë transport, që t’ia çojmë neve në një qytet tjetër po një nga rregullat e adoptimeve nuk e lejon këtë. Kjo jo nga mundësia por me këtë tregon dhe vetë njerëzit se sa interes kanë për adoptim. Dhe ne e kuptojmë se sa përkushtim ka vetë personi. Dhe unë në këtë anë jam shumë e kujdesshme sepse ka plot raste nga njerëz të ndryshëm, ku kërkojnë gjëra të jashtëzakonshme. Eventet e adoptimeve bëhen një herë në muaj. Praktikisht po rritemi me “Arën”, mendojmë se po bëjmë çdo gjë për të funksionuar organizata . Por mbështetja më e madhe ka qenë tek qendra sepse kemi patur një vend ku bëjmë mbledhjet.

Fonte: bjolandacuku.wordpress.com